Kryeministri Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Aktuale

Kryeministri Hoti paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:36
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka paralajmëruar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme në Kosovë për shkak të pandemisë.

Nëse numri i rasteve me koronavirus shkon në rritje, kryeministri Hoti po paralajmëron shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme si masë parandaluese.

Hoti tha se është në koordinim të plotë me IKSHPK’në dhe ministrin e Shëndetësisë në lidhje me raportimet për situatën me pandeminë COVID-19.

“Unë jam në konsultim të ngushtë me Institutin Shëndetit Publik edhe me Komitetin që udhëheq ministri, unë nuk do të hezitoj që të vijë për të kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nësë këtë e kërkojnë ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik nuk ka me pas asnjë hezitim në këtë drejtim”, tha Hoti.

“Jemi duke e menaxhuar situatën, trendi është në rritje siç është në regjion edhe më gjërë, në mbledhjen e datës 5 korrik kemi marrë vendime në përputhje me programin tonë qeverisës për të përballuar këtë situatë me pandemi”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat