Krasniqi: Pyetjet që ia bëra Kryeministrit Hoti

Aktuale

Krasniqi: Pyetjet që ia bëra Kryeministrit Hoti

Nga: E.R Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:27
Avdullah Hoti

Deputet i Kuvendit të Kosovës nga IRDK, Elbert Krasniqi, ka reaguar ndaj Kryeministrit Hoti për mos implemtimin e Masës 9 të Pakos Emergjente Fiskale.

‘’Z. Hoti, mos implemetimi i kësaj pako e “arsyeton” me miratimin e programit për komunitetet në Qeveri, dhe nga mbështetja në pandemia kaloi në mbështetje për bursa e kulturë, dhe nga disa komunitete në të gjitha komunitetet’’, ka shkruar Krasniqi'', transmeton ''Bota sot''.

Ai tha se kjo do të thotë që këto mjete në masë të madhe tani do të shkojnë në veri tek Komuniteti serb. Për këtë duhet t’i “Falemnderojmë” deputetët e komunitetit që e votuan këtë qeveri jo legjitime dhe të cilët punojnë në dëm të komunitetit të tyre.

Postimi i plotë në Facebook

Z. Hotit, sot i bëra pyetje parlametare për mos implemtimin e Masës 9 të Pakos Emergjente Fiskale të miratuar nga Qeveria Kurti me datë 02 Prill 2020 e cila do të duhej të implemetohej deri në fund të muajit Korrik.

2 milion euro të dedikuara për komunitetin egjiptian dhe dy komunitete të tjera, për mbështetje në pandemi, me pako artikuj ushqimorë dhe mbështetje për mini- bizneset familjare dhe artizanale.

Z. Hoti, mos implemetimi i kësaj pako e “arsyeton” me miratimin e programit për komunitetet në Qeveri, dhe nga mbështetja në pandemia kaloi në mbështetje për bursa e kulturë, dhe nga disa komunitete në të gjitha komunitetet.

Kjo do të thotë që këto mjete në masë të madhe tani do të shkojnë në veri tek Komuniteti serb. Për këtë duhet t’i “Falemnderojmë” deputetët e komunitetit që e votuan këtë qeveri jo legjitime dhe të cilët punojnë në dëm të komunitetit të tyre.

Ju kujtohet kur deputeti Veton Berisha, në emisioni Jeta në Kosove, deklarohet që “nuk ka nevoj për ndihma”! Është referuar në këtë që do të pa mundësojë që komuniteti të përfitojë nga shuma e ndarë prej 2 milionëve.

Tani e kuptuam me agjendë të kujt vepron politikisht!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat