Sami Lushtaku: Gjykata Speciale mund të zhbëhet

Aktuale

Sami Lushtaku: Gjykata Speciale mund të zhbëhet

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:07
Sami Lushtaku

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Sami Lushtaku ka folur për zhvillimet e fundit në vend me theks të veçantë për propozim aktakuzën ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli.

Ai tha se ka qenë kundër Gjykatës Speciale sepse sipas tij në Kosovë kanë ekzistuar disa gjykata të cilat janë marrë me krimet e luftës.

Lushtaku po ashtu tha se Gjykata Speciale nuk ka të bëjë me dëmtimin vetëm të individëve që kanë qenë pjesë e UÇK’së, por kjo gjykatë sipas tij dëmton Kosovën si shtet.

Po ashtu Lushtaku u shpreh së nëse ka vullnet në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale mund të zhbëhet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat