Flasin nga VV, tregojnë pse nuk e votuan Rezolutën për UÇK-së

Aktuale

Flasin nga VV, tregojnë pse nuk e votuan Rezolutën për UÇK-së

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 21:25
Vetëvendosje

Kuvendi i Kosovës ka miratuar projekt-rezolutën e propozuar nga deputetja e AKR’së, Mirlinda Sopi-Krasniqi, për unitet politik e qytetar në mbrojtje të vlerave të luftës të UÇK’së.

Kjo rezolutë, u përkrah nga të gjitha partitë politike, përveç grupit parlamentar të Vetëvendosjes dhe Listës Serbe.

Ndërkaq, Artan Abrashi nga kjo parti ka thënë që kanë insistuar që kjo rezolutë, të harmonizohet dhe të bashkërendohen edhe me grupin parlamentar të tyre.

“Kishte kategorikisht një mohim të iniciuesit që ta refuzojë kërkesën tonë për harmonizim. Në tekstin e asaj rezolute, që erdhi shpejt, nuk e dija se çfarë po votoj, kishte gabime”, ka thënë Abrashi në Info Magazine.

“Nuk na u lejua mundësia që të jemi pjesë e një deklarate të përbashkët të Kuvendit. Deklarata kishte probleme konceptuale dhe bazike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat