Berat Buzhala ka një propozim interesant për Armend Zemajn dhe Qeverinë e Kosovës për Covid-19

Aktuale

Berat Buzhala ka një propozim interesant për Armend Zemajn dhe Qeverinë e Kosovës për Covid-19

Nga: A.Zh Më: 9 korrik 2020 Në ora: 22:03
Berat Buzhala

Gazetari Berat Buzhala, i cili është i infektuar me Koronavirus, i ka bërë një propozim ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt dhe Qeverisë së Kosovës.

Ai ka propozuar që ministri Zemaj, të angazhojë një njohës të mirë të sondazheve dhe matjeve të opinionit, për të testuar 1000 persona në shkallë vendi, për COVID-19.

Sipas tij, nëse testohen 1000 persona, do të mund të dihet numri momental i të infektuarve e gjithashtu të dihet sa prej tyre mund të krijojnë imunitet, përcjell Bota sot.

Buzhala ka theksuar se një projekt i tillë do të ndihmonte shumë për të planifikuar jetën më tutje, edhe pse do të kishte shpenzime të mëdha.

Postimi i Buzhalës në Facebook, pa ndërhyrjen e redaksisë:

Nje propozim per ministrin Armend Zemaj dhe qeverine e Kosoves

Sot e lexova nje infektolog qe tha "deri me tash ne Kosove jane te infektume me virus, ose e kane kalu ate, me shume se 200 mije veta". Ma heret dikush tjeter ka thane 100 mije. Diteve ne vijim kemi me pase edhe shume supozime me tahmin se sa banor e kane kalu ose nuk e kane kalu kete virus.

Sigurisht qe interesimi e edhe interesi eshte shume i madh per kete teme dhe per keto shifra. Na krejt deshirojme me e dite se sa veta e kane kalu, e sa jane tuj e kalu, ne menyre qe me e dite cka po na pret.

Kjo pune mundet me e marre nje drejtim, nese ministri e shendetesise kish me e angazhu nje njohes te mire te sondazheve dhe matjeve te opinionit. Krejt cka duhet eshte qe keta eksperte me i perzgjedhe 1000 veta ne shkalle te vendit, sipas mostrave qe ata i caktojne, edhe ketyre 1000 vetave me ju bo test. Ne baze te kesaj mundemi me e dite se sa eshte numri momental i te infektuareve, e gjithashtu, mundemi me e dite edhe sa prej tyre kane kriju imunitet, marre parasysh antitrupat qe krijohen.

Nje gje e tille kish mujte me u be pa pase shpenzime te medha dhe informatat qe kishin dale prej tij na kishin hy ne pune per me e planifiku jeten ne muajt ne vijim.

Te njejtin sondazh kishim mujte me e perserite njehere ne muaj per me e pa trendin.

Informatat qe dalin prej ketij projekti nuk e zbusin problemin por na i hapin syte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat