Vjosa Osmani reagon ashpër ndaj Qeverisë: E turpshme!

Aktuale

Vjosa Osmani reagon ashpër ndaj Qeverisë: E turpshme!

Nga: G.B Më: 10 korrik 2020 Në ora: 10:39
Vjosa Osmani

Qeveria e Kosovës e ka vlerësuar të panevojshëm votimin e një ligji për luftimin e pandemisë së koronavirusit.

Pas kësaj ka reaguar ashpër kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, e cila ka kërkuar që të votohet ky ligj, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Twitter, ajo ka thënë se bllokimi i ligjit është i turpshëm, derisa dje kanë vdekur 8 persona na COVID19.

“8 persona vdiqën vetëm dje për shkak të # covid19. Megjithatë, Qeveria e Kosovës dhe shumica e partive të koalicionit po bllokojnë miratimin e ligjit anti-covid, i cili do të mundësonte zbatimin e duhur dhe të ligjshëm të masave anti-covid. E turpshme!”, ka shkruar Osmani në Twitter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat