Nagavci: Me ministër të shëndetësisë Arben Vitia menaxhimi i pandemisë ka qenë pakrahasimisht më i mirë

Aktuale

Nagavci: Me ministër të shëndetësisë Arben Vitia menaxhimi i pandemisë ka qenë pakrahasimisht më i mirë

Nga: E.B Më: 10 korrik 2020 Në ora: 17:20
Arberie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, ka uruar të gjithëve shëndet të mirë.

Nagavci ka thënë se politika ka ndikim në jetën e secilit, por duhet ruajtur njerëzoren tek vetëvetja.

Nënkryetarja përsëri ka krahasuar, tani duke bërë krahasim në mes ish-ministrit të shëndetësisë Arben Vitia dhe ministrit të tanishëm Armend Zemaj, shkruan "Bota Sot".

Nagavci ka thënë se menaxhimi i Vitisë ishtë shumë më i mirë se tani.

Postimi i plotë:

Uroj shëndet të mirë për secilin,  shërim të shpejtë e sa më të lehtë për të gjithë të prekurit nga Covid19. 

Po ndjehem keq dhe e shqetësuar pas secilit lajm për rastet e reja dhe sidomos për viktimat, besoj njejtë sikur secili nga ju. 
Kujdesuni për veten e për familjet të dashur miq!

Ndonëse politika ka ndikim në jetën e secilit, ne duhet të ruajmë njerëzoren tek vetvetja dhe të sigurohemi që të jemi të kujdesshëm e vëmendshëm në secilin vendim tonin, përfshi dhe të drejtën e zgjedhjes e atë të të mbajturit përgjegjës të të zgjedhurve  tanë.

Është fakt se në kohën e Qeverisë Kurti, me Ministër tē shëndetësisë Arben Vitia menagjimi i pandemisë ka qenë pakrahasimisht më i mirë.

Fatkeqësisht gjithnjë ka të tillë që interesin personal e partiak e kanë mbi atë qytetarë e të përgjithshëm, andaj dhe e rrëzuan Qeverinë Kurti në kohë pandemie.  I pamundësuan qytetarëve tē Kosovës që të kenë një ministër kompetent e  njerëzor siç ishte Arben Vitia, ministri më i mirë që kemi pasur ndonjëherë, e kjo vetëm për shkak të egove personale e ambicieve partiake.

Situata është kjo që e dimë e jetojmë të gjithë. Në kohë pandemie në Kosovë u rrëzua Qeveria dhe tash ka një Qeveri jolegjitime, fatkeqēsisht situata me pandeminë po përkeqësohet secilën ditë e më shumë. 

Do kemi mundësi të reflektojmë shumë shpejtë, në mënyrë demokratike, me votë për veprimet e secilit. 

Ajo që është më e rëndësishmja tani është kujdesi për veten por edhe për publiken.
Ruani shëndetin dhe njerëzoren! 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat