​Osmani: Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët - Bota Sot
​Osmani: Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët

Aktuale

​Osmani: Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 19:16
Pamje nga takimi

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në një takim përfaqësues të komunitetit boshnjak në 25 vjetorin e Masakrës së Srebrenicës, të kryer nga regjimi serb.

Në komunikatën për media të lëshuar nga Kuvendi, ajo ka thënë se te dy popujt bashkëndjejnë shkaku i një pjese të përbashkët të historisë.

“Kërkesa për drejtësi për Srebrenicën është e obligim i joni i shtet fqinj me Bosnje e Hercegovinën. Gjenocidi në Srebrenicë nuk është dhimbje vetëm për boshnjakët, por edhe për të gjithë njerëzit që mendojnë racionalisht”, është shprehur kryetarja e Kuvendit.

Sipas saj, i gjithë rajoni nuk mund të ecë përpara nëse nuk ka drejtësi për viktimat.

Ndërkaq përfaqësuesi i komunitetit boshnjak, deputeti Rasim Demiri ka vlerësuar mbështetjen e kryetares Osmani ndaj këtij komuniteti.

Të dy palët u dakorduan që përkundër situatës jo të favorshme politike, miqësia ndërmjet të dy shteteve duhet të kultivohet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat