Kelmendi për ‘dëshiruesit e vdekjes së Mustafës’: VV nuk ka aftësi ta bëjë dallimin mes vdekjes dhe disfatës - Bota Sot
Kelmendi për ‘dëshiruesit e vdekjes së Mustafës’: VV nuk ka aftësi ta bëjë dallimin mes vdekjes dhe disfatës

Aktuale

Kelmendi për ‘dëshiruesit e vdekjes së Mustafës’: VV nuk ka aftësi ta bëjë dallimin mes vdekjes dhe disfatës

Më: 10 korrik 2020 Në ora: 19:56
Isa Mustafa

Migjen Kelmendi i PDK-së, ka shkruar pas asaj që u raportua se shumë persona komentuan në njoftimin e kryetarit të LDK-së Isa Mustafa për infektim me koronavirus, duke ‘ia dëshiruar vdekjen’.

Kelmendi shkruan:

Image
Migjen Kelmendi

Me ja deshirue dikuj vdekjen…

Kjo s’asht asgja tjeter pos impotence, paaftesi dhe pamundesi qe rivalin politik me e mposht – politikisht!

Biles, kjo kapercen politiken, ketu kemi pune me njerezoren, njerezillakun…por edhe me ligesine njerezore.

Me ja dashte disfaten, mundet me u kuptue, por vdekjen(sic!).

Te partite ultranacionaliste, si Vetevendosje, Disfata dhe Vdekja jane njisoj semantikisht. Vetevendosje nuk e ka aftesine me e ba dallimin!

Viva la muerte!

#VETEVENDOSJE #AlbinKurti

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat