“Marrja e Zotit!”, ministrja e LDK-së nuk luan vendit derisa “sulmohet” Vjosa Osmani

Aktuale

“Marrja e Zotit!”, ministrja e LDK-së nuk luan vendit derisa “sulmohet” Vjosa Osmani

Nga: A.ZH Më: 10 korrik 2020 Në ora: 23:49
Vetëm ministrja e Financave Hykmete Bajrami, shihet se qëndron e qetë derisa kolegët janë të tensionuar

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhavit Ukaj, i është vërsulur kryetares së Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmanit në seancën për rishikimin e Buxhetit.

Pas kësaj, kryeparlajmentarja ka ndërprerë seancën, duke thënë se po e bën këtë “për shkak të paedukatës së deputetit”.

Shumë deputetë janë afruar tek Osmani dhe Ukaj, në momentin kur ky i fundit iu është vërsulur kryeparlamentares.

Vetëm ministrja e Financave Hykmete Bajrami, shihet se qëndron e qetë derisa kolegët e saj janë të tensionuar, përcjell Bota sot.

Këtë veprim të Bajramit e ka komentuar edhe Rron Gjinovci nga shoqria civile.

Ai ka kërkuar që të “mbyllet” LDK-ja.

“Marrja e Zotit! Mshelne more LDK-në se u bonët rezil”, ka shkruar Gjinovci në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat