Deputetja e VV-së: Institucionalistët e dështuar sulmuan gruan më të votuar

Aktuale

Deputetja e VV-së: Institucionalistët e dështuar sulmuan gruan më të votuar

Më: 11 korrik 2020 Në ora: 00:19
Labinotë Demi-Murtezi

Deputetja e Vetëvendosjes Labinotë Demi-Murtezi i ka dalë në mbrojtje kryetares së Kuvendit Vjosa Osmani pas tensioneve që u krijuan mes saj dhe deputetit të LDK-së Xhavit Ukaj.

Ajo ka deklaruar se “institucionalistët e dështuar në qeverisjen e uzurpuar, sulmuan gruan më të votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare”.

“Në rastet e vazhdueshme të paprecedentë në Kuvendin e Kosovës, ndodhi edhe kjo kur një deputet i vërsulet për ta sulmuar Kryekuvendaren Vjosa Osmani. Institucionalistët e dështuar në qeverisjen e uzurpuar, sulmuan gruan më të votuar në zgjedhjet e fundit parlamentare dhe figurën më të lartë femërore në institucionet udhëheqëae të Kosovës. #meVjosën”, ka shkruar ajo në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat