Blakaj për rastin në Kuvend: Për ‘trimin’ e Ukajve ofendim është vetëm bashkëpartiakja, gruaja më e votuar

Aktuale

Blakaj për rastin në Kuvend: Për ‘trimin’ e Ukajve ofendim është vetëm bashkëpartiakja, gruaja më e votuar

Nga: G.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 11:48
Kuvendi i Kosovës

Njohësi i çështjeve politike, Sami Blakaj, ka reaguar pas incidentit të mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës, ku deputeti i LDK-së, Xhavit Ukaj, iu vërsul kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se më shumë se “ofendimi” që i është bërë duke iu drejtuar gishti, është ofendimi që i bëhet Kuvendit çdo ditë, me deputetë banal, deputetë të korruptuar e dënuar dhe deputetë që marrin pagë për ta rrënuar Kuvendin, Qeverinë dhe gjithë shtetësinë, përcjell Bota sot.

Blakaj ka thënë se kjo kategori deputetësh nuk ishte pengesë asnjëherë e as ofendim për “trimin” e Ukajve, Xhavitin, por ofendim për të është vetëm bashkëpartiakja, gruaja më e votuar në historinë politike të Kosovës.

Ai ka thënë se kjo flet shumë për Xhavitin dhe „Xhavitat“ e tjerë, për "guximin" dhe nivelin e tyre politik e njerëzor!

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Më shumë se „ofendimi“ me ngritje dore (gishti), është ofendimi që i bëhet çdo ditë Kuvendit të Republikës së Kosovës nga 3 shtresa deputetësh;
1. deputetë banal-, me gjuhë fyese, madje edhe seksiste
2. deputetë të korruptuar e të dënuar-, edhe me vendim gjykate
dhe për më keq, nga
3. deputetë që marrin pagë po nga ky Kuvend, dhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës, por që punojnë edhe publikisht për ta rrënuar jo vetëm kuvendin e qeverinë, por edhe gjithë shtetësinë.
Për çudi, kjo kategori deputetësh nuk paraqiti asnjëherë pengesë e as ofendim për „trimin“ e Ukajve, #Xhavitin. Për të ofendim është vetëm bashkpartijakja e tij, gruaja më e votuar në historinë politike të Kosovës. Kjo flet shumë për Xhavitin dhe „Xhavitat“ e tjerë, për "guximin" dhe nivelin e tyre politik e njerëzor!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat