Hashim Thaçi ngushëllon familjen Buzhala

Aktuale

Hashim Thaçi ngushëllon familjen Buzhala

Nga: E.B Më: 11 korrik 2020 Në ora: 14:50
Hashim Thaci

Gazetari, Berat Buzhala, njoftoi se babai i tij sot ka ndërruar jetë, pasi që ishte i infektuar me virusin korona.

Rreth kësaj ngjarje ka shkruar edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi, duke i ngushëlluar familjarët, shkruan “Bota Sot”.

Bashor Buzhalën, presidenti e kujton si një burrë të repektuar, të dashur dhe shumë të kujdesshëm.

Postimi i plotë:

Më pikëlloi lajmi për vdekjen e Bashor Buzhalës, pas betejës së tij disa javore me virusin COVID-19. Bashori ishte një burrë i respektuar, i dashur dhe shumë i kujdesshëm në raport me të gjithë. Familjes Buzhala dhe gjithë të afërmve të tyre u shpreh ngushëllimet më të sinqerta për këtë humbje. HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat