Veprimtari i LDK-së i ashpër me Vjosa Osmanin: Është në linjë me Albin Kurtin, të deshëm në familjen e LDK-së, na dole ndryshe! - Bota Sot
Veprimtari i LDK-së i ashpër me Vjosa Osmanin: Është në linjë me Albin Kurtin, të deshëm në familjen e LDK-së, na dole ndryshe!

Aktuale

Veprimtari i LDK-së i ashpër me Vjosa Osmanin: Është në linjë me Albin Kurtin, të deshëm në familjen e LDK-së, na dole ndryshe!

Nga: N. H Më: 11 korrik 2020 Në ora: 19:57
Vjosa Osmani

Veprimtari hershëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër, Haki Latifi, ka reaguar rreth situatës së krijuar mbrëmë mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj dhe kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Latifi përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin e tij social në Facebook, ka thënë se Vjosa Osmani është në një linjë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Ai ka bërë me dije se Osmanin e deshën në familjen e madhe, por me veprimet e bërsa së fundi doli ndryshe, nga ajo çfarë e kishin menduar.

Ja shkrimi i tij:

Edhe kur ta qon gishtin ajo ka të drejtë, sepse Vjosën vetë e kemi rritë, dhe kur me një gisht e rritë mandej me dy duar nuk mundesh me ndal. Sepse është në linjë me Kurtin, e kur të jesh në linjë me Kurtin, gjithçka të falet. Çfarëdo gabimi politik që bën nuk të cilësohet i tillë sepse je me liderin e kësaj kaste turbo-folklorike.

Na fal “kabahatin“ Vjosë, se edhe vetë kam lobu që ti të rritesh, sepse ashtu të deshtëm në familjen e madhe të LDK-së, na dole ndryshe…Gishti i ngritur kurr faqebardhë nuk e ka qit askënd!

Hajt bacë se vetë ndalësh…, Urtia e popullit thotë; „t‘u rrit mendja“.
(Ju lutem pa ofendime dhe sharje!)

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat