Video-takimi konsultues me Hotin, Borell e Lajçak, Vuçiq tregon për çka u morën vesh - Bota Sot
Video-takimi konsultues me Hotin, Borell e Lajçak, Vuçiq tregon për çka u morën vesh

Aktuale

Video-takimi konsultues me Hotin, Borell e Lajçak, Vuçiq tregon për çka u morën vesh

Nga: F.B Më: 12 korrik 2020 Në ora: 07:25
Vuçiq e Hoti

(E plotësuar) - Lajçak pas videokonferencës me Hotin dhe Vuçiq: Dialogu është kthyer në binarë pas 20 muajsh

Dialogu Kosovë-Serbi është kthyer në binarë.

Kështu është shprehur Përfaqësuesi i BE-së për këtë proces, Miroslav Lajçak, pas videokonferencës së sotme ku kanë marrë pjesë Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

“Sapo konkluduam në takimin virutal me Presidentin Vuçiq dhe Kryeministirn Hoti dhe jam i lumtur se pas Samitit të Parisit dhe takimit të sotëm dhe dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian për arritjen e marrëveshjes dhe normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pas 20 muajsh është rikthyer në binarë”, është shprehur Lajçak.

“Si rezultat i takimit të sotëm jemi pajtuar në elementet kyçe të procesit dhe agjendës për takimin e Brukselit që mbahet të enjten. Dua të falënderoj partneret tanë për angazhimin konstruktiv të treguar sot”.

Vuçiq: Dalogu vazhdoi, u morëm vesh për temat e takimit të Brukselit

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka zhvilluar takim bilateral konsultues në prag të takimit të Brukselit me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, përfaqësuesin e lartë të BE Josep Borell dhe të dërguarin special Miroslav Lajçak, shkruan “Blic”, transmeton “Bota Sot”.

Foto nga video-takimi janë publikuar në Instagram në profilin e Vuçiqit “Ardhmëria e Serbisë”.

“Dialogu nën kupolën e BE pas 20 muajve po vazhdon – jemi pajtuar për temat e takimit të Brukselit të enjtes”, tha Vuçiq.

Vuçiq sot mori pjesë në video-takimin nën mbikëqyrjen e BE që paraqet hyrje në takimin e parashikuar për 16 korrik.

Takimi u drejtua nga Borell që theksoi se qëllimi i takimit është vazhdimi i procesit për gjetjen e zgjidhjes dhe marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese zë normalizimit të raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe përgjigjet për të gjitha çështjet e hapura.

“Një marrëveshje e tillë është kyçe për ardhmërinë e popullit të Kosovës dhe Serbisë për perspektivën e tyre evropiane dhe stabilitetin dhe sigurinë e regjionit. E gjithë kjo është kyçe edhe për vetë BE”, ka thënë Borell para video-takimit.

Deri më tani, nga Qeveria e Kosovës nuk kanë dhënë detaje nga takimi.

Borell: Normalizimi i raporteve mes Prishtinës edhe Beogradit kërkon guxim politik të dy palëve

Përfaqësuesi i lartë i BE-së Josep Borell ka deklaruar sot se qëllimi i BE-së është vazhdimi i punës serioze në normalizimin e raporteve mes Beogradit dhe Prishtinës duke shtuar se ky proces nuk do të jetë i lehtë dhe kërkon guxim politik, përkushtim edhe angazhim të dy palëve, transmeton “Bota Sot”. 

„BE ishte dhe do të mbetet e gatshme që të mbështes dhe lehtësojë përpjekjet për arritjen e marrëveshjes gjithëpërfshirëse obliguese të normalizimit të raporteve që përfshin të gjitha çështjet e hapura” tha Borel në video-takimin me rastin e rundit të ri të sotshëm në nivelin më të lartë.

„Mungesa e zgjidhjes pengon zhvillimin e dy palëve. E dimë se kjo nuk është as nuk do të jetë proces i lehtë, por është urgjent që të punohet në paqe edhe përparim në emër të ardhmërisë. Kjo do të kërkojë guxim, përkushtim dhe angazhim nga të dy palët në frymën e kompromisit dhe pragmatizmit”, nënvizoi Borel.

Borel ka shtuar se një marrëveshje e tillë “është kyç për ardhmërinë e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë dhe perspektivës së tyre evropiane, por edhe stabilitetin dhe sigurinë e  regjionit dhe e gjithë kjo është kyçe edhe për BE.

Në video-takimin e sotshëm që po udhëhiqet nga Borel do të marrin pjesë presidenti Vuçiq, kryeministri Hoti dhe i dërguari special Lajçak.

Ky është takimi i parë i dialogut në nivelin më të lartë që nga viti 2018, pas të cilit me 16 korrik do duhet të mbahet në Bruksel.

***

Me një video-konferencë që po zhvillohet sot në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën organizim të Bashkimit Evropian, rifillon dialogu në nivelin e lartë mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, në fjalimin e tij hyrës, tha se qëllimi i Bashkimit Evropian është të arrihet një marrëveshje ligjërisht e obligueshme e cila është tejet e rëndësishme për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, por edhe vet Bashkimin Evropian.

“Qëllimi ynë është i qartë, të fillojmë me punë serioze për normalizimin e marrëdhënieve me të dyja palët. BE-ja ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë lehtësues i përpjekjeve për të arritur një marrëveshje ligjërisht të obligueshme. Marrëveshja është thelbësore për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, po ashtu është edhe për vet Bashkimin Evropian”.

Borrell: Zgjidhja Kosovë-Serbi kurrë s’ka qenë e lehtë, por sot jemi këtu që të provojmë përsëri

Shefi për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell, ka thënë se ka nderin që të rinisë bisedimet në mes të Prishtinës dhe Beogradit edhe pse në kushte të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë, nëpërmjet videokonferencës.

“Synimi është i qartë është që të kthehemi në punën serioze dhe intensive për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja shteteve. Bashkimi Evropian ka qenë dhe do të vazhdojë të jetë që ta mbështesë dhe të lehtësojë gjetjen e një zgjidhje përfundimtare dhe ligjore”, ka thënë Borrell, para nisjes së konferencës.

Ai ka thënë se marrëveshja Kosovë-Serbi do të zgjidhte të gjitha çështjet në mes të dyja vendeve.

“Kjo marrëveshje është vendimtare për popullin e Kosovës dhe Serbisë, për perspektivën evropiane, sigurinë dhe stabilitetin e rajonit. Kjo marrëveshje është vendimtare për BE-në. E dimë që nuk është proces i lehtë, por është urgjencë që të punojmë për stabilitet për hir të së ardhmes. Kërkojmë kurajën politike të të dy palëve, angazhim në frymën e pragmatizmit dhe kompromisit. Kurrë s’ka qenë e lehtë të gjendet zgjidhje, por kjo është pse jemi këtu, që të provojmë përsëri”, ka thënë tutje Borrell.

Nga shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së (EEAS) është njoftuar se Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrel, dhe i dërguari i posaçëm për dialog Miroslav Lajçak, së pari do të kenë biseda me njërën palë, pastaj me tjetrën për të mbajtur në fund një konferencë të përbashkët të kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

BE vlerëson se me këtë takim shënohet rifillimi i dialogut pasi takime në nivelin e lartë nuk ka pasur që nga viti 2018. 

***

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS), e ka publikuar agjendën e plotë të takimit që pritet të mbahet sot në mes kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hotit, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Ky video-takim, sipas njoftimit të EEAS, pritet të fillojë në ora 10:00.

“Dialogu Beograd-Prishtinë i lehtësuar nga Bashkimi Evropian do të rifillojë në Bruksel në formën e videokonferencës. Do të jetë takimi i parë i nivelit të lartë i Dialogut që nga viti 2018 dhe do të pasohet nga një takim personal i nivelit të lartë në Bruksel të enjten më 16 korrik”, thuhet në njoftim.

Në takim gjithashtu do të marrin pjesë edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borrel, dhe Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

“Diskutimi të dielën do të zhvillohet nga Brukseli nga Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell dhe i shoqëruar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun, Miroslav Lajçak. Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq do të bashkohet nga distanca nga Beogradi dhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti nga Prishtina”.

“Takimi është planifikuar të fillojë në orën 10:00. Mbulimi me fotografi dhe video do të sigurohet nga EEAS dhe do të transmetohet në Këshillin e BE dhe kanalet EbS”, thuhet në fund.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat