Deputeti i AAK-së me Covid-19 në seancë, paralajmërohet bllokimi i Kuvendit për dy javët e ardhshme

Aktuale

Deputeti i AAK-së me Covid-19 në seancë, paralajmërohet bllokimi i Kuvendit për dy javët e ardhshme

Nga: A.Zh Më: 12 korrik 2020 Në ora: 12:33
Kuvendi i Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Mulhaxha Kollçaku, ka thënë se funksionaliteti i Kuvendit të Kosovës për dy javët e ardhshme, është vënë në pikëpyetje. Kjo pasi deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Rasim Selmanaj, i infektuar me Koronavirus, kishte marrë pjesë në seancës e së premtes, përcjell Bota sot.

Mulhaxha Kollçaku ka theksuar se deputetët dhe zyrtarët qeveritarë që janë në procedurë për testim duhet të vetizolohen dhe nuk guxojnë të marrin pjesë në seancat e Kuvendit.

Sipas saj, fshehja e fakteve të tilla është shkelje e rëndë dhe rrezikim i shëndetit publik.

Reagimi i saj i plotë në Facebook:

Nëse këto ditë po bëhet testimi vetëm për kontaktet me simptoma, si dhe vazhdon qëndrimi për vetizolim 14 ditor të kontakteve të afërta edhe pa simptome, atëherë në seancat në dy javët e ardhshme nuk do duhej të merrnin pjesë shumë deputetë dhe zyrtarë qeveritarë.

Pra, të gjithë ata që janë në procedurë për testim dhe duhet të jenë në vetizolim, nuk guxojnë të jenë të pranishëm në Kuvend në këtë rast.

Fshehja e fakteve të tilla është shkelje e rëndë dhe rrezikim i shëndetit publik.

Në fakt, papërgjegjësia e deputetëve të caktuar e vë në pikpyetje funksionalitetin e Kuvendit të Kosovës për dy javët e ardhshme.

A thotë kështu manuali apo jo?

Apo ai vlen vetëm për qytetarët e rëndomtë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat