Fadil Maloku, profesori universitar dhe sociologu i mirënjohur në kujdestarinë e tij për gjendjen dhe përmasat e pandemisë, shprehet shumë ashpër ndaj qeveritarëve.
Maloku ka thënë se katastrofa e pandemisë në vend, po ndodh për shkak të ministrit Armend Zemja, për të cilin ka thënë se gjendjet në vendin e gabuar, përcjell Bota sot.
Profesori nuk është ndalur me akuza, duke e quajtur Zemajn “militant të padijshëm”, derisa Hotin e ka quajtur “kryeministër konjuktural”.
Reagimi i plotë i Malokut pa ndërhyrje:
Kthjelluni o Kryeminister konjuktural, se e morët në qafë popullin!
Katastrofa e pandemise, po ndodh shkaku i njeriut tē gabuar, në vendin e gabuar, në kohë të gabuar dhe me liçencë jo valide profesionale!
Emërimi i Armend Zemajt, për ministër të shëndetësisë është taksativisht fyerje për intelektin kolektiv qytetar, por, dosido edhe për Partinë e ("akademikëve) e LDK-s!?
A s'gjeti Avdullah Hoti, ndonjē "akademik" tjetër e me ekspertizë më adekuate në këtë gjendje të jashtëzakonshme, i cili do na e mbante edhe mëtej rangimin e Kosovës në mesin e vendeve me shkallë më të ulët të infeksionit? Por, e emëroj këtë militant të padijshëm, jo kompetent dhe jo adekuat në këtë post?! E bëri këtē sigurisht, shkaku komandantit meritor Tahir Zemajt?
Kjo s'ka të bëjë asgjë me shtetndërtim, o Kryeministër konjuktura