Hoti nuk e përjashton “Gjendjen e Jashtëzakonshme”, tregon kur mund të shpallet - Bota Sot
Hoti nuk e përjashton “Gjendjen e Jashtëzakonshme”, tregon kur mund të shpallet

Aktuale

Hoti nuk e përjashton “Gjendjen e Jashtëzakonshme”, tregon kur mund të shpallet

Më: 12 korrik 2020 Në ora: 17:22
Avdullah Hoti

Kryeministri i Kosovës nuk e ka përjashtuar shpallejn e Gjendjes së Jashtëzakonshme, pas situatës së krijuar me COVID-19 në Kosovë

Hoti ka deklaruar se çdo të tretën ditë Komiteti për Menaxhimin me COVID-19 mblidhet dhe nëse edhe pas tre ditësh nuk ka përmirësim të situatës, atëherë i të mërkurën do të mësohet nëse do të shpallet gjendja e jashtëzakonshme apo jo.

“Çdo të tretën ditë po e mbledhim komitetin për të vlerësuar gjendjen, duke qenë se javët e fundi është përkeqësuar gjendja. Besojmë që në takimin tjetër do të jemi këtu para jush për të treguar nëse duhet të shkohet në gjendje të jashtëzakonshme”, deklaroi Hoti.

Vetëm gjatë tre ditëve të fundit, në Kosovë janë shënuar 615 raste me COVID-19 pozitiv.

Ndërkaq, numri i përgjithshëm i të infektuarve deri të shtunën ka arritur në 4.715 nga 27.723 teste të bëra.

Ndërsa janë shënuar 101 raste të vdekjeve. Në spitalet publike në Kosovë është rritur edhe numri i të shtrirëve. Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, ka njoftuar të dielën se në spitalet publike në Kosovë janë të shtrirë 301 pacientë të konfirmuar me COVID-19 pozitiv.

Prej tyre 190 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe 111 në spitalet e përgjithshme rajonale. Nga ta, 123 me oksigjenoterapi në QKUK dhe 49 në spitalet e përgjithshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat