Vjen paralajmërimi nga Kurti, Hashim Thaçi mund të arrestohet në Hagë

Aktuale

Vjen paralajmërimi nga Kurti, Hashim Thaçi mund të arrestohet në Hagë

Nga: N. H Më: 12 korrik 2020 Në ora: 19:20
Hashim Thaçi

Prof. Faton Kurti, kryetar i Republikanëve të Kosovës, përmes një shkrimi në Facebook, ka folur rreth mundësisë së arrestimit të presidentit Hashim Thaçi në Hagë.

Kurti në Facebook shkruan se ekziston mundësia që Hashim Thaçi të arrestohet në Hagë.

Më herët u raportua se presidenti Thaçi tashmë ka arritur në Hagë si i ftuar nga Prokuroria Speciale për t’u intervistuar.

Kryetar i Republikanëve të Kosovës, Faton Kurti, mes tjerash shkruan se presidenti e ka detyrim ligjor dhe moral që mos ta dërgojë edhe popullin e Kosovës në Hagë, por vetëm qytetarin Thaçi.

Kujtojmë se në njoftimin se do të udhëtojë për në Hagë, Thaçi e bëri përmes llogarisë së tij në Facebook. Ndërsa media përmes burimeve mëson se ai tashmë ka rritur atje.

Ja shkrimi i Kurtit:

Image
Faton Kurti

Pasi që ekziston mundësia që Hashim Thaçi të arrestohet në Hagë - Presidenti e ka detyrim ligjor dhe moral që mos ta dërgojë edhe popullin e Kosovës në Hagë, por vetëm qytetarin Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat