Gjendja me COVID -19, ky është vendimi i fundit i QKUK - Bota Sot
Gjendja me COVID -19, ky është vendimi i fundit i QKUK

Aktuale

Gjendja me COVID -19, ky është vendimi i fundit i QKUK

Më: 13 korrik 2020 Në ora: 13:58
Foto Ilustrim

Zyrtarë të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës përmes një njoftimi zyrtar ka njoftuar se kanë marrë disa vendimi aps shtimit të numrit të të prekurve me virusin Corona.

Sipas tyre nga 1 gushti askush nga punonjësit që janë nën menaxhmin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës nuk do të këtë pushim vjetor.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka ndërmarrë hapat e nevojshëm konform detyrave, përgjegjësive dhe legjislacionit në duke bërë riorganizim dhe mobilizim të përgjithshëm në të gjitha klinikat e QKUK-së, por edhe spitalet e përgjithshme nën menaxhim të ShSKUK-së.Në koordinim me Qeverinë e Republikës së Kosovës, Ministrinë e Shëndetësisë, Federatën Sindikale të Shëndetësisë, Odën e Mjekëve dhe odat tjera profesionale, ka pezulluar të gjitha pushimet vjetore deri më datën 1 gusht 2020 për të gjithë të punësuarit në institucionet publike nën menaxhim të ShSKUK, përfshirë stafin shëndetësorë dhe tekniko-administrativ.

Të gjitha spitalet janë obliguar që të krijojnë hapësira shtesë, krahas hapësirave aktuale që kanë për trajtim të pacientëve të dyshuar dhe konfirmuar me Covid-19.
Janë ndërmarrë masa që edhe në QKUK të krijohen hapësira shtesë.Në Klinikën e Neurologjisë shpejt do të jenë të gatshme hapësirat për pranim të pacientëve të dyshuar me Covid-19.Bazuar në nevojën që ka publiku për informim, do të ofrojmë transparencë të plotë për publikun.Mediet do të kenë qasje në hapësirat spitalore, gjithmonë në konsultim dhe interes të publikut, duke respektuar rregullat e raportimit dhe etikën profesionale.Falenderim i pafund për krejt stafin shëndetësor të ShSKUK që përkundër mbingarkesës, po angazhohen maksimalisht për të ofruar shërbimet e nevojshme shëndetësore për qytetarët tanë.Apelojmë tek qytetarët e Republikës së Kosovës të respektojnë këshillat dhe rekomandimet që dalin nga institucionet shëndetësore, ngase duke respektuar këshillat i ndihmojnë shëndetit të tyre dhe ju ndihmojnë mantelbardhëve që ta kenë punën më të lehtë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat