Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi del pozitiv me koronavirus

Aktuale

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi del pozitiv me koronavirus

Nga: E.R Më: 13 korrik 2020 Në ora: 14:35
Albena Reshitaj

Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Shëndetësi, Albena Reshitaj, ka dalur pozitive në testin për Covid-19.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Reshitaj me anë të një postimi në Facebook.

''Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19'', ka shkruar Reshitaj, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv në testin për Covid-19.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat