Begjet Pacolli për qasjen e Kurtit ndaj Mustafës: Kapërceu radhën e idiotëve që kujtojnë se mbi telashet e dikujt mund të thurrin ëndrra

Aktuale

Begjet Pacolli për qasjen e Kurtit ndaj Mustafës: Kapërceu radhën e idiotëve që kujtojnë se mbi telashet e dikujt mund të thurrin ëndrra

Nga: N. H Më: 13 korrik 2020 Në ora: 22:47
Behgjet Pacolli

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se e vlerëson solidaritetin njerëzor të kryetarit të VV-së, Albin Kurti, me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa.

Sipas Pacollit, Kurti kapërceu radhën e idiotëve që kujtojnë se mbi ndjenjat dhe telashet e dikujt mund të thurrin ëndrra për përmbysjet politike të dëshiruara.

Kurse, shprehet se është dakord që të miratohet ligji anti-covid, propozuar nga Kryeparlamentarja Vjosa Osmani.

Ja shkrimi i tij:

E vlerësoj shprehjen kalorsiake të solidaritetit njerëzor të Kryetarit të VV-së, Z. Kurti, me Kryetarin e LDK-së, Profesor Mustafën, me rastin e prekjes se këtij të fundit nga COVID-19. Kësisoj ai kapërceu aradhën e idiotëve që kujtojnë se mbi ndjenjat dhe telashët e dikujt mund të thurrin ëndrra për përmbysjet politike të dëshiruara.

Shoqeria jonë definitivisht duhet ti perngjajë (dhe ashtu duhet të sillet) shoqërive të civilizuara.

Ne duhet ti denojmë rreptësisht çdo fyerje, ofendim e kërcënim, pa marrë parasysh si kanë ndodhë dhe nga vijne ato.

Jam plotësisht dakord me nevojën për miratimin konsensual të një Ligji anti-COVID ashtu si e kishte propozuar Znj. Osmani dhe AKR e mbështet atë në këtë drejtim. Nga ana tjetër, Kryetarja e Parlamentit, nuk duhet të mbyllë asnjë derë për të hapur një tjetër. Ajo duhet të përfaqësoj unitetin e çdo faktori në Kosovë.

Dhe diçka tjetër: Një pjesë të problemeve tona me serbët i atribuohen të ashtuquajtur "Pakos së Ahtisarit" ku edhe gjendët zanafilla e shumë problemeve që ende kemi me Serbinë.

Si dhe pse kane mbetur ato, nuk duhet te debatohet, i takon të shkuares, por kësaj radhe i bëj thirrje Kryeministrit Hoti të jetë realist dhe të shkojë i pergatitur në negociatat me palën serbe që aq bujarisht po i organizojnë miqtë tanë amerikan dhe frankogjerman.

Une do të doja që Kryeministri mos të shkoj në bisedime me Serbinë i vetmuar, ai duhët të ketë një Platformë, një grup ekspertesh, të ketë konsultime të rregullta me Presidencën dhe faktorin tjetër politik në Kosovë.

Shteti ka vazhdimësi, pavarësisht kush negocion! Madje telashet juridike të Presidentit Thaçi, duhet të përdoren me e forcuar pozitën negociale të Kosovës. Çfarë duhet të sakrifikojë akoma Kosova kur presidenti i saj, udhëheqës politik i luftës, thirret në Hagë??

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat