Reagon Fitore Pacolli ndaj Besa Gaxherrit: Deputetët të testohen e qytetarët e gjorë çka

Aktuale

Reagon Fitore Pacolli ndaj Besa Gaxherrit: Deputetët të testohen e qytetarët e gjorë çka

Nga: E.R Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:04
Fitore Pacolli

Deputetja e VV-së, Fitore Pacolli është përplasur me deputeten e LDK-së, Besa Gaxherri lidhur me testimet për coronavirus gjatë seancës ku po diskutohet për pandeminë.

Përmes një postimi në Facebook Pacolli ka reaguar duke thënë se deputetët të testohen... e qytetarët e gjorë çka...?, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Deputetja e LDK-së znj. Besa Gaxheri "duhet të testohemi se jemi deputetë... po i rrezikojmë familjet tona". Deputetët mëditje, deputetët paga të larta, deputetët maska falas, deputetët të testohen... e qytetarët e gjorë çka...?

Kjo Qeveri KOTI e këta deputetë nuk mendojnë për qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat