Miftaraj reagon ndaj Qeverisë për emërimin zv/ministër e të dënuarit për korrupsion

Aktuale

Miftaraj reagon ndaj Qeverisë për emërimin zv/ministër e të dënuarit për korrupsion

Nga: G.B Më: 14 korrik 2020 Në ora: 12:24
Ehat Miftaraj

Qazim Rrahmani është emëruar si zëvendësministër në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS).

Ai në vitin 2018 ishte shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Pas këtij vendimi të Qeverisë ka reaguar Ehat Miftaraj nga IKD, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në Facebook ai ka kritikuar duke thënë se nuk ka qeverisje të mirë dhe sundim të ligjit, por që ka njerëz me aktakuza dhe të dënuar për korrupsion.

Postimi i plotë në Facebook:

Qeverisja e mire ❌
Sundimi i ligjit ❌

Njerez me aktakuza dhe te denuar per korrupsion ne qeveri ✅

Emri i kesaj qeverie: Qeveria Hoti
Koalicioni: LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat