Shpend Ahmeti nuk e kupton qeverinë

Aktuale

Shpend Ahmeti nuk e kupton qeverinë

Nga: E.B Më: 14 korrik 2020 Në ora: 13:22
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se ende janë në pritje të lejes për t’i marrë testet serologjike që janë në terminalin doganor në Kosovë.

Këto teste kryetari thotë se janë për përdorim të qmf-ve në Prishtinë, shkruan “Bota Sot”.

Ahmeti tregon se teste bëjnë tërë kohën dhe janë standard, dhe ndryshojnë nga reagensët.

Tutje, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk e kupton pse qeveria i kanë ndaluar.

Postimi i plotë:

Edhe më tutje po presim leje për me i marr testet serologjike që janë ne terminal doganor në Kosovë e për përdorim të qmf-ve të Komunes tonë.

Testet serologjike bëjmë tërë kohen dhe janë standarde.  Ndryshojnë reagensët.   Edhe më tutje nuk e kuptoj pse qeveritë i kanë ndaluar.  Për asgjë tjetër do ta kemi informaten më të mirë rreth perhapjes se virusit dhe imunitetin e ndërtuar.

Perndryshe jemi i vetmi vend me vendime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat