Syla: Kemi filluar me shqiptimin e gjobave, 90 për qind e popullatës po i mban maskat

Aktuale

Syla: Kemi filluar me shqiptimin e gjobave, 90 për qind e popullatës po i mban maskat

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 09:11
Lulzim Syla

Kryeinspektori i Ministrisë së Tregtisë (MTI), Lulzim Syla, ka thënë se nga vendimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për masat e reja të ndërmarra për parandalimin e COVID-19, inspektorati është duke punuar në terren nga e hëna në të diel gjatë gjithë kohës.

Syla theksoi se kanë inspektuar të gjitha qytetet e mëdha dhe do të vazhdojnë t’i inspektojnë, mirëpo gjatë kësaj siç tha ai ka pasur dhe gjoba e dënime, për shkak të mosrespektimit të masave.

“MTI nga data 5 korrik me vendimin që e ka sjell Qeveria e Kosovës menjëherë Inspektorati ka dal në terren. Me një takim të veçantë që e kemi pas me ministrin, ai ka kërkuar që inspektorati të punoj pa pushim nga e hënë në të diele. Kur kemi dal në terren në qytetet e mëdha, kemi hasur parregullsi, dhe në momentin e parë kemi tërhequr vërejtjen, dhe pas dy tri dite kemi filluar me shqiptimin e gjobave, si në Prishtinë, Vushtrri, Gjakove, Ferizaj, Shtime e në shumë vende tjera”, ka thënë ai.

Sipas tij, edhe pse në nivelin janë vetëm 20 inspektor, por siç tha ai kanë bashkëpunim shumë të mirë edhe me inspektorët të cilët janë nëpër komunat e Kosovës.

“MTI jemi 20 inspektor në nivelin qendror, por kemi një bashkëpunim shumë të mirë dhe me inspektorët e komunave dhe të gjithë së bashku bëjmë inspektimet. Falënderim të veçantë i shkon dhe Policisë së Kosovës. Vet kam vizituar dhe qytetet tjera deri në orët e vona dhe do vazhdoj dhe në qytetet tjera. Për të mirë po e them që 90 për qind e popullatës është duke i mbajtur maskat”, tha ndër të tjera, kryeinspektori i MTI-së, Lulzim Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat