Çfarë sinjali po dërgon Ganimete Musliu tek Albin Kurti me një deklaratë të Ramush Haradinajt – përmendet vrasja e Fehmi Aganit!

Aktuale

Çfarë sinjali po dërgon Ganimete Musliu tek Albin Kurti me një deklaratë të Ramush Haradinajt – përmendet vrasja e Fehmi Aganit!

Nga: N. H Më: 15 korrik 2020 Në ora: 19:44
Albin Kurti, Ganimete Musliu dhe Ramush Haradinaj

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, përmes një shkrimi në Facebook, ka dërguar një sinjal tek kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, ka shpërndarë një deklaratë të ish-kryeministrit të Ramush Haradinaj, ky ky i fundit kishte akuzuar Albin Kurtin, se ishte i vetmi person që ka pasur mundësinë të jap intervistë nga burgu.

Musliu, kësaj video i ka bashkangjitur edhe një shkrim të shkurtër, ku deklaron se këto (deklarata të Haradinajt) janë fakte që ngrisin shumë dilema.

“Faktet që ngrisin shume dilema?!”, ka shkruar në Facebook.

Në këtë video, sipas të parit të AAK-së, Albin Kurti, ishte i vetmi që dha intervistë nga burgu i Serbisë, derisa potencon se Serbia në të njëjtën kohë ka vrarë Fehmi Aganin, ish zyrtarin e lartë të LDK-së.

“I vetmi zotëri Kurti ka dhënë intervistë nga burgu në Serbi. Ai ka mundur të përfaqësojë UÇK-në nga Prishtina. I kanë rrah shumë figura, e kanë mbytur Fehmi Aganin pa qenë UÇK. Pse me marrë zëdhënësin e UÇK-së edhe me dalë në intervistë”, deklaronte Haradinaj.

“Pra, edhe këshilltar i tij i ka fyer vlerat e luftës. A del ndonjë këshilltar i Angela Merkelit të flasë në emër personal të tij? A ka mundur që Adem Demaçi të japë intervistë në burg, a ka mundur të japë intervistë Ukshin Hoti? Cili nga armiqtë e Serbisë ka dhënë intervistë? Intervista mund të jetë edhe rastësi, por si ka mundësi të i ndodhë atij që ashtu të dalë edhe të japë intervistë”, ka thënë ai në këtë video që ka shpërndarë deputetja Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat