Time Kadrijaj: Do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

Aktuale

Time Kadrijaj: Do ta votoja zhbërjen e Gjykatës Speciale

Më: 15 korrik 2020 Në ora: 22:27
Time Kadrijaj

Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka thënë se nëse merret ndonjë iniciativë për zhbërjen e Gjykatës Speciale, do të votonte pro meqë edhe në formimin e saj thotë se ka votuar kundër.

Kadrijaj u shpreh në Rubikon me Adriatik Kelmendin se një Gjykatë Speciale e tillë do duhej të formohej për Serbinë meqë ajo ishte kryesja e krimeve ndaj shqiptarëve të Kosovës.

”Sistemi i Drejtësisë është udhëhequr pikërisht nga faktori ndërkombëtar”.

”Këto aktakuza dhe insistime për formimin e Gjykatës Speciale janë bërë bazuar në raportin e Dick Marty, që më pas vet gjyqtarët e Tribunalit të Hagës kanë konfirmuar se nuk kanë gjetur fakte për atë arsye se pse është formuar Gjykata Speciale”.

”Pavarësisht pozicionit, kam pasur mendimin dhe qëllimin që jam kundër Gjykatës Speciale – kundër në të gjitha etapat dhe prapë do të votojë kundër nëse vie”.

”Nëse vjen një iniciativë, unë prapë do të votojë kundër Gjykatës Speciale”.

A jeni ju pro që të zhbëhet Gjykata Speciale?

”Për zhbërjen pro do të votoja”.

”Prapë do të votoja sepse nuk mund të them në atë kohë kam qenë kundër e tani nuk mund ta votojë për ta zhbërë”.

”Një gjykatë e tillë është dashur të formohej pikërisht për Serbinë”, ka deklaruar ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat