Halimi: Nuk gjej hapësirë për të ndërtuar optimizëm që BE mund ta kryejë një punë

Aktuale

Halimi: Nuk gjej hapësirë për të ndërtuar optimizëm që BE mund ta kryejë një punë

Më: 16 korrik 2020 Në ora: 19:04
Fisnik Halimi

Analist politik, Fisnik Halimi, ka deklaruar se kryeministri, Avdullah Hoti, sot ka qenë i vendosur para aktit të kryer dhe shkuarja e tij në Bruksel ka qenë e pashmangshme.

Ai kritikoi BE-në, duke thënë se në Ballkan nuk mund të kryejë asnjë punë.

“Sot është një ditë shumë e keqe që e vendosë në pozita strategjike katastrofike Kosovën, sepse ky proces po e çon shtetin drejt themelimit të asociacionit të komunave serbe para se Kosova dhe Serbia të ulen në tryezën e vërtetë të negociatave, e cila nuk dihet kur dhe ku mund të ndodhë”.

“Organizata BE është një demokraci ku mospajtimi i një anëtari do të thotë i të gjithëve. Këtyre pesë anëtarëve që nuk e njohin shtetin tonë nuk i është bërë presion asnjëherë që të njihet Republika e Kosovës”.

“Hoti sot ka qenë i vendosur para aktit të kryer. Ne jemi të përjashtuar nga tavolina e negociatave në këtë moment për shkak se Thaçi ndodhet atje ku është sot”.

“BE në Ballkan nuk mund të kryejë asnjë punë asnjëherë. Le të del një person sot në botë që thotë se BE si organizatë e njeh shtetin e Kosovës. Ka marrëveshje bilaterale që shënjohen me një fusnotë që thotë GJND ose 1244”.

“Unë jam adhurues i madh i BE-së, por në të njëjtën kohë nuk gjej hapësirë për të ndërtuar optimizëm që BE mund ta kryejë një punë”.

“Nuk ka asnjë gjase që Bashkimi Evropian të na i liberalizojë vizat tash, s’ka për të ndodhë dhe s’mundet me ndodhë. Historia na tregon që jo. Be-së në Ballkan i ka ndodhë Srebrenica, më pas lufta në Kosovë deri sa nuk kanë hyrë amerikanët”.

“Shkuarja e Hotit në Bruksel ka qenë e pashmangshme. Tash më nuk e dimë fatin e Thaçit. Nuk ka gjasë me pas asnjë sukses nga ky dialog. Negociatat mund të përfundojnë pa Thaçin në atë tryezë”.

“Njerëzit duhet me e pas parasysh që Thaçi është partner me shumë kredibilitet për BE, që ka kryer  detyra të jashtëzakonshme që nga viti 1999 e deri në votimin e Speciales”.

“Nuk është e lehtë të zëvendësohet, por nuk bën të mos zëvendësohet Hashim Thaçi. Atë ditë që ai është zgjedhur president, Daniel Serëer ka thënë që është shumë e vështirë që ai ta përfundojë mandatin pa u akuzuar”.

“Negociatat janë duke u bërë një exit-strategji për Serbinë. Nuk e pres marrëveshjen gjate këtij viti. pandemia e shkatërroi, e bëri të veten”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat