Shpërndante lajme ku thuhet se ka vdekur Isa Mustafa, policia e arreston të dyshuarin

Aktuale

Shpërndante lajme ku thuhet se ka vdekur Isa Mustafa, policia e arreston të dyshuarin

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 12:04
Isa Mustafa

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për shpërndarje të fotografive dhe videove në të cilat shkruhet se ka vdekur kreu i LDK’së, Isa Mustafa si pasojë e infektimit me koronavirus.

Policinë pas shpërndarjes së videove e ka lajmëruar sekretari i LDK’së, Arban Abrashi.

LEXO EDHE: E tmerrshme: Në rrjete sociale po shpërndahen video të rreme për Isa Mustafën

Abrashi ka thënë se kanë lajmëruar menjëherë policinë e Kosovës pas përhapjes së videove dhe se i dyshuari është arrestuar.

Është raportuar sot se në rrjete sociale janë shpërndarë edhe disa foto e video të rreme, ku thuhet se kreu i Lidhjes Demokratike ka ndërruar jetë.

Madje, me anë të montazhës janë bashkuar edhe video kur anëtarë të kësaj partie po bënin homazhe te varri i presidentit Ibrahim Rugova.

Megjithatë, sipas njoftimit të familjarëve të Mustafës, lideri i LDK’së po vazhdon që të qëndrojë në vetëizolim dhe është në gjendje të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat