Ramiz Lladrovci: Unë për herë të parë i kam dërguar tek Ibrahim Rugova, Ilir Metën, Pandeli Majkon dhe Ali Ahmetin

Aktuale

Ramiz Lladrovci: Unë për herë të parë i kam dërguar tek Ibrahim Rugova, Ilir Metën, Pandeli Majkon dhe Ali Ahmetin

Nga: N.Sh. Më: 17 korrik 2020 Në ora: 16:49
Ramiz Lladrovci

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ka bërë edhe një deklaratë befasuese.

Mbrëmë në emisionin televiziv Rubikon, tha se ai personalisht për herë të parë i ka dërguar në shtëpinë e Ibrahim Rugovës, Ilir Metën, Pandeli Majkon dhe Ali Ahmetin, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lladrovic thekson se ka qenë një urë-lidhëse e tyre për t’i dërguar, por shton se nuk ka qëndruar në takimet që këta liderë i kanë pasur mes vete.

“Unë pas luftës jam njeri i parë që i kamë dërguar figurat politike si Ilir Metën, si Pendeli Majkon dhe Ali Ahmetin në shtëpinë e Ibrahim Rugovës”, tha ai.

Ai thotë se Ilir Metën dhe Pandeli Majkon i ka pas miqë të kohës së luftës.

Ndërsa Ali Ahmetin ka më shumë se 40 vite që e kanë mik.

“Ata më kanë besuar dhe unë kam qenë ndërmjetësues”, tha ndër tjera ai.

Nga minuta e 55 mund ta dëgjoni deklaratën e Ramiz Lladrovcit.

Live në Rubikon - Ramiz Lladrovci, Kryetar i Drenasit

Lladrovci: Unë për herë të parë i kam dërguar tek Ibrahim Rugova, Ilir Metën, Pandeli Majkon dhe Ali Ahmetin

Posted by Klan Kosova on E enjte, 16 korrik 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat