Këshilltari i Veselit, Cramon-it pas vizitës në Speciale: Ndërhyrje politike

Aktuale

Këshilltari i Veselit, Cramon-it pas vizitës në Speciale: Ndërhyrje politike

Më: 17 korrik 2020 Në ora: 23:58
Veseli dhe Bytyçi

Vizita e Viola von Cramon në Zyrat e Prokurorit të Specializuar, ka ngjallur reagime të shumta nga përfaqësues të subjekteve politike.

Këshilltari i Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, Avni Bytyçi, vizitën e Von Cramon në Speciale e ka cilësuar ndërhyrje politike.

Këtë madje ai thotë se ua kanë mësuar miqtë ndërkombëtarë.

”Miqtë tanë ndërkombëtarë na kanë ndihmuar të kuptojmë se politikanët nuk duhet të “vizitojnë” gjykatat, veçanërisht kur çështjet e rëndësishme trajtohen nga gjyqësori. Ata madje kanë fjalë të veçanta për politikanët që “vizitojnë” gjykatat. Quhet “ndërhyrje politike” dhe unë jam plotësisht dakord!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat