Ahmeti: Situata me Covid-19 mbetet e rënduar, vazhdoni t’i mbani maskat

Aktuale

Ahmeti: Situata me Covid-19 mbetet e rënduar, vazhdoni t’i mbani maskat

Nga: E.R Më: 20 korrik 2020 Në ora: 10:25
Shpend Ahmeti

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se situata me COVID-19 mbetet edhe më tej e rënduar.

Ahmeti ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë me kujdes të shtuar, mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit, trasnsmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Mirëmengjesi Prishtinë!

Ju urojmë një javë të mbarë e të bukur. Situata me #covid19 mbetet edhe më tej e rënduar, andaj ju lusim shumë që të vazhdojmë me kujdes të shtuar, në mënyrë që të parandalojmë përhapjen e mëtutjeshme të virusit.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat