SHSKUK thotë se kanë mjaftueshëm furnizim me masa mbrojtëse

Aktuale

SHSKUK thotë se kanë mjaftueshëm furnizim me masa mbrojtëse

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), njofton se përkundër rritjes së numrit të rasteve që po trajtohen me COVID-19, por edhe rritjes së kërkesave nga klinikat dhe spitalet e përgjithshme,  furnzimi me material shpenzues dhe masa mbrojtës për stafin shëndetësorë, përfshirë edhe dorëzat  është i mirë.


SHSKUK në bashkëpunim me Departamentin Farmaceutik të Ministrisë së Shëndetësisë, së fundmi është furnizuar me sasi shtesë të masave mbrojtëse, të cilat përmes Shërbimit Farmaceutik  në SHSKUK janë shpërndarë për klinikat që po trajtojnë rastet me koronavirus, por edhe spitalet e përgjithshme.

Poashtu, SHSKUK është e furnizuar me barnat themelore që nevojiten për trajtim të rasteve me COVID-19.

SHSKUK në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë,  do të vazhdojë të furnizojë me masa mbrojtëse klinikat dhe spitalet e përgjithshme.

SHSKUK falënderon të gjithë mjekët, infermierët dhe punëtorët tjerë mbështetës që përkundër mbingarkesës së madhe janë duke ofruar shërbime shëndetësore për pacientët e dyshuar dhe konfirmuar me COVID-19.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat