Pacolli i del në mbrojtje Dua Lipës pasi serbët e sulmuan me komente

Aktuale

Pacolli i del në mbrojtje Dua Lipës pasi serbët e sulmuan me komente

Nga: G.B Më: 20 korrik 2020 Në ora: 19:30
Behgjet Pacolli dhe Dua Lipa

Deputeti Behgjet Pacolli i ka dalë në mbrojtje këngëtares shqiptare që jeton në Londër, Dua Lipa, e cila është sulmuar me komente në Facebook nga serbët.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se ajo vetëm ishte e sinqertë me fansat, duke treguar historinë e kombit tonë, por nganjëherë e vërteta dhemb, përcjell Bota sot.

Pacolli ka thënë se Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët duhet të vazhdojnë të na bëjnë krenarë.

Postimi i tij i plotë:

Ne mund të jemi një popull dhe vend i vogël, por kemi artistën femër më të dëgjuar në botë. Unë shoh sot që Dua po sulmohet nga huliganët dhe nacionalistët serbë për një postim të saj, por ajo thjesht ishte e sinqertë me fansat e saj, duke treguar për historinë e kombit tonë. Ndonjëherë e vërteta dhemb. Dua, Rita, Bebe dhe të tjerët: Vazhdoni të na bëni krenarë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat