Vuçiq në takimin me Quintin siguroi mbështetje për dialogun me Kosovën

Aktuale

Vuçiq në takimin me Quintin siguroi mbështetje për dialogun me Kosovën

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 09:27
Foto nga takimi

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq është takuar dje me përfaqësuesit e lartë diplomatikë të vendeve të Quintit dhe kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në Serbi, të cilët ofruan mbështetje të fortë për dialogun Kosovë-Serbi  dhe shprehën optimizëm se do të japë rezultate të qarta për qytetarët në rajon.

Kreu i shtetit serb siç bën të ditur zyra e tij ishte i kënaqur për mbështetjen e fortë për vazhdimin e dialogut dhe iu shprehu mirënjohje drejtuesve të Francës dhe Gjermanisë, të cilët,” duke marrë pjesë në videokonferencën më 10 korrik, i dhanë mbështetje të fortë dialogut, si dhe administratës amerikane, të cilat ndikuan në krijimin e një klime të favorshme, raporton Blici serb.

Vuçiq theksoi se bisedimet nuk ishin të lehta, sepse siç tha aij në këtë moment ekzistojnë ndryshime në qasje midis Beogradit dhe Prishtinës.

Në takimin e mbajtur gjatë javës së kaluar në Bruksel ku Vuçiq u takua me kryeministrin e ha se me ndërmjetësimin e BE-së, u ngritën çështje të rëndësishme për personat e zhdukur dhe të zhvendosurit brenda vendit, si dhe çështjen e bashkëpunimit ekonomik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat