Ahmeti: Ndihma e Shqipërisë është më e domosdoshme se asnjëherë më parë

Aktuale

Ahmeti: Ndihma e Shqipërisë është më e domosdoshme se asnjëherë më parë

Nga: B.F Më: 21 korrik 2020 Në ora: 11:23
Shpend Ahmeti dhe Lulzim Basha

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi të tij në facebook ka bërë të ditur se sot ka pritur në takim Kreun e PD-së Lulzim Bashën.

Ai ka thënë se gjatë takimit kanë biseduar, për situatën politike në Kosovë dhe Shqipëri dhe për proceset e rëndësishme dhe për sfidat që po i kalon shteti,transmeton “Bota sot”.

Sipas tij në këtë periudhë të vështirë ndihma e Shqipërisë është më e domosdoshëme se asnjëher më pare.

Postimi i plotë:

Sot kisha kënaqësinë të mirëpres në takim Lulzim Bashën, Kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri ku e falënderova për vizitën në Prishtinë.

Diskutuam për situatën politike në Kosovë, Shqipëri e rajon dhe proceset e rëndësishme dhe sfidat që po i kalojmë si shtet. Në këtë periudhë të vështirë, patjetër se na duhet një kohezion i faktorit politik shqiptar dhe ndihma e Shqipërisë është më e domosdoshme se asnjëherë më parë.

Sot kisha kënaqësinë të mirëpres në takim Lulzim Bashën, Kreun e Partisë Demokratike në Shqipëri ku e falënderova për...

Posted by Shpend Ahmeti on E martë, 21 korrik 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat