Gastronomët pas pak shkojnë në qeveri për t’ia treguar zëvendëskryeministrit shqetësimet e tyre

Aktuale

Gastronomët pas pak shkojnë në qeveri për t’ia treguar zëvendëskryeministrit shqetësimet e tyre

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 13:19
Foto ilustrim

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës do t’ia paraqesë qeverisë shqetësimet e tyre rreth humbjeve nga masat kufizuese kundër koronavirusit.

Gastronomët në orën 14:00 do t’i takojë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri.

Ata dje përmes një konference për media kanë paralajmëruar veprime në kërkim të përkrahjes institucionale. Gastronomët thanë se sektori i tyre është më i godituri nga pandemia, por edhe nga mospërkrahja e shtetit që ua mbylli lokalet.

Pavarësisht se po thonë se janë goditur keq nga kriza e pandemisë, qeveria u ka kërkuar gastronomëve që t’i paguajnë tatimet ose përndryshe do të ndëshkohen.

Ata dje kanë paraqitur kërkesat që të:

– Lejohet puna me orar te rregullt dhe te merren masa ndaj bizneseve qe nuk respektojne masat e kerkuara per parandalimin e perhapjes te virusit COVID-19, e jo te ndershkohen mijera biznese;
– Te rishikohet manuali dhe te behet i implementueshem ne praktike, duke zbatuar rregullin tashme te njohur globalisht, per ndarje te hapesires, 8m2 per person
– Te subvencionohet pjesa e qirave ne vlere 50%
– Te subvencionohet pagat ne vleren e pages minimale te sektorit
– Te shtyhet pagesa e obligimeve tatimore ne nivel qendror dhe lokal
– Te krijohen lehtesira fiskale, perfshire uljen e TVSH-se per HoReCa nga 18% ne 8%
– Te mundesohet riprogramim i kredive me greis periudhe 1 vjeçare;

Këto kërkesa do t’ia paraqesin në takim edhe zëvendëskryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat