Deputeti i LVV-së, propozon kompensim prej 100 euro për zjarrëfikësit

Aktuale

Deputeti i LVV-së, propozon kompensim prej 100 euro për zjarrëfikësit

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 14:48
Mefail Bajqinovci

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci ka kërkuar që për secilin zjarrëfikës të bëhet kompensimi prej 100 euro rrezikshmëri për muaj pune, për vitin 2020.

Shkrimi i tij i plotë në Facebook:

Të nderuar,

Në cilësinë e deputetit të LV-së, kam dërguar amendamentet në plotësim-ndryshimin e Ligjit Për Buxhetin e Vitit 2020.

Bëhet fjalë për zjarrfikësit e Kosovēs.

Kam kërkuar që për secilin zjarrfikës të bëhet kompensimi në shumë prej 100 euro rrezikshmëri për muaj pune për vitin 2020, në mënyrë retroaktive që nga data 1 janar 2020.

“Kompensim i zjarrfikësve për orë shtesë dhe rrezikshmëri”, me buxhet në shumë prej 972,000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat