​Komisioni nuk përkrah vendimin e qeverisë për uljen e akcizës për lëngje dhe vetura hibride

Aktuale

​Komisioni nuk përkrah vendimin e qeverisë për uljen e akcizës për lëngje dhe vetura hibride

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 16:22
Komisioni për Buxhet dhe Transfere

Anëtarët e komisionit për Buxhet dhe Transfere nuk e kanë përkrahur vendimin e qeverisë për uljen e akcizës në lëngje nga 4,5 cent për litër, në 05,cent. Me tre vota për, tre kundër, dhe dy abstenime është votuar kundër, ku sipas deputeteve kjo mund të ketë ndikim në buxhetin e shtetit.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami tha se kjo ka qenë kërkesë e bizneseve të cilat merren me prodhimin e lëngjeve. Sipas saj, kjo po bëhet për shkak të goditjes që pandemia i ka shkaktuar bizneseve.

Bajrami: Ulja e akcizës do të ndikojë drejtpërdrejt në uljen e kostos

“Ju e dini që tashmë jemi pjesë të marrëveshjes së stabilizim asociimit dhe nuk mund faktikisht që taksa të tilla të bëjmë diskriminime pozitive qoftë edhe në favor të prodhuesve vendor. Do të mundohemi që të përmirësojmë kushtet e biznesit por mendojmë që ulja e akcizës do të ndikoj drejtpërdrejt në uljen e kostos. Kurse sa i përket shëndetit argumenti jonë dhe gjithë atyre që kanë kërkuar, është se ne nuk kemi akcizë në sheqer, atëherë nuk ka logjikë që të ketë akcizë në lëngjet”, ka deklaruar Bajrami.

Ndërkohë që ekzekutivi ka marrë vendim për ndryshimin e tatimit të akcizës në lëngje dhe automjetet hibride. Sipas kërkesës se bizneseve akciza 4.5 cent ne lëngje është shume e lartë, ndërsa, akciza për veturat hibride për shkak të stimulimit të blerjes së tyre, Bajrami ka treguar se është marrë vendim që të ulet nga 500 euro ne 10 euro.

Për këtë ajo tha se impakti financiar është 5 milion euro në vit për lëngje.

Mirëpo, këtë iniciativë të qeverisë nuk e kanë përkrahur anëtarët e komisionit, meqë sipas tij kjo do të ketë ndikim në buxhetin e shtetit.

Deputeti Bedri Hamza rekomandoi për kujdes për shkak se ulja e taksave sipas tij qon në rritje të borxhit publik.

Hamza: Nuk besoj që në këtë formë i kemi krijuar avantazh prodhuesve vendor

“Unë mendoj që duhet t’i stimulojmë prodhuesit e frutave që pastaj këto fruta të përdoren si lëndë të parë në procesin e prodhimit. Kemi disa fabrika në Kosovë që prodhojnë lëngje kualitative ku lëndë të parë në kuadër të sheqerit, janë edhe baza është edhe lënda, dhe një pjesë e tyre importohet prej Kinës, prej vendeve të BE-së dhe prej vende të tjera. Dhe është më e drejtë nëse shkojmë dhe mund të themi okay ne po e lemë akcizën në lëngjet e gazuara, edhe lëngjet që nuk kanë bazë 100 për qind natyrale në vend. Dhe qita 5 milionë që po i marrim më tepër qe po i ridestinojmë në përkrahje të prodhimit, po i subvencionojmë ndërmarrjet. Në këtë formë unë nuk besoj qendër marrjet prodhuese vendore i kemi krijuar ndonjë avantazhi sepse prapë vazhdojnë me u përballë me konkurrencë sepse çmimet reagojnë edhe te importi edhe te prodhimi vendor. Nuk jemi tu e mbrojt shëndetin e qytetarëve”, ka thënë Hamza.

Kryetari i Komisionit, Hekuran Murati tha se ndihma për prodhuesit vendor duhet të ekzistojë, por që sipas tij nuk është zgjidhje e duhur zvogëlimi i akcizës që bëhet për importin.

Murati: Konkurrenca prapë do të jetë e njëjtë

“Nëse akciza prej 4 cent zvogëlohet edhe për importuesin edhe për prodhuesin vendor atëherë nuk është që po krijojmë ndonjë avantazh për prodhuesin vendor. Për shkak se prapë konkurrenca do të jetë e njëjtë, do të jenë prapë në fushën e njëjtë të lojës. Në anën tjetër e kemi edhe kufizimin që nuk mund të bëjmë dallime në mes prodhuesit vendor dhe importuesit, që u tha është për shkak të MSA-së. Prandaj e kemi edhe këtë problem. Çështja tjetër është edhe tek ndikimi buxhetor. Këtu i kam disa pyetje, u tha që do të jetë rreth pesë milionë euro. Sa prej këtyre pesë milionë eurove paguhen prej prodhuesve vendorë e sa prej importit”, ka deklaruar Murati.

Për këtë deputetët kanë kërkuar që qeveria të jap opsione të reja sa i përket kësaj çështje duke i ndihmuar prodhuesit vendor. Kështu ata ishin kundër heqjes së akcizës për shkak se ky vendim heq akcizën edhe për lëngjet e importuara.

Zëvendësministri i Financave Agim Krasniqi tha se nuk mund të diskriminohen importuesit e huaj e të favorizohen prodhuesit vendor për shkak se Kosova është nënshkruese e MSA -së e cila ndalon favorizimin e ndonjë sektori.

Krasniqi: Edhe Komisioni Evropian mund të dënojë Kosovën

“Nuk mund të bëhet diskriminim mes prodhuesit vendor edhe prodhimit që importojnë. Qeveria nuk ka një mundësi të tillë sepse edhe Komisioni Evropian mbi bazën e ligjit mundet me dënua Kosovën edhe me marrë veprime të tjera që janë në dëm të Kosovës”, ka deklaruar Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat