Cakaj: Gjykata Speciale është problem politik, të bashkohet spektri politik

Aktuale

Cakaj: Gjykata Speciale është problem politik, të bashkohet spektri politik

Më: 21 korrik 2020 Në ora: 23:03
Gent Cakaj

Ministri në detyrë për Punë të Jashtme dhe për Evropë, të Shqipërisë, Gent Cakaj, në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës tha se Gjykata Speciale është problem politik dhe spektri politik duhet të jetë i bashkuar si kundërvënie ndaj përpjekjeve që po bëhen për njollosjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Cakaj shtoi se në Serbi ekziston një përpjekje për ta deshtetëzuar përgjegjësinë gjatë luftës që veprimet ekryera në luftë të paraqesë si grupe kriminale në ushtri, si grupe e individë kriminal e jo për ta marrë përgjegjësinë si shtet.

Kryediplomati shqiptar analizoi përpjekjen e Serbisë për t’i ikur përgjegjësisë shtetërore edhe në ngjarjet në Bosnje.

“Edhe ngjarjet si psh në Srebrenicë po konsiderohet gjenocid i kryer nga serbët lokalë e jo Serbia”.

Cakaj, lidhur me ngritjen e aktakuzës nga prokurori i Gjykatës Speciale ndaj krerëve të UÇK-së, deklaroi se këtu merret përgjegjës për krime kundër njerëzimit e thyerejn e rregullave të luftës një përfaqësues i Ushtrisë Çlirimtare që tani është president i vendit, që tani përmbys narrativën e këtij procesi, që deri tani ka pasur bashkëpunim me organet e drejtësisë ndërkombëtare, është tani niveli i gjashtë i bashkëpunimit me ndërkombëtarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat