Deputetja e PDK-së kapet me Tahirin e LDK-së: Nuk të ka mbetur pas vetes as “xhemat” e as “ushtarë”

Aktuale

Deputetja e PDK-së kapet me Tahirin e LDK-së: Nuk të ka mbetur pas vetes as “xhemat” e as “ushtarë”

Nga: A.Zh Më: 22 korrik 2020 Në ora: 14:31
Xhafer Tahiri

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës Xhevahire Izmaku, i ka reaguar kryetarit të Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahirit.

Tahiri kishte përmendur në një shkrim të tij Izmakun, por kjo e fundit, i është kundërpërgjigjur duke thënë se i duhet një shkrim i gjatë për t’ia listuar dështimet Tahirit.

Deputetja e PDK-së ka thënë se krenohet me “xhematin” e saj, duke aluduar në studentët e saj, derisa për “xhematin” e kryetarit të Vushtrrisë, ka thënë se pjesa dërmuese e tyre tani nuk i flasin atij, përcjell Bota sot.

Postimi i Izmakut në Facebook:

Reagim

Për hesape personale ndërmjet vete, Xhafa, ( Xhafer Tahiri-kryetari) e paska përmendur emrin tim në një shkrim të tij. Nuk e pata për qëllim t'ju përmendja juve z.Tahiri, sepse duhet një shkrim më i gjatë t'ju listoj dështimet tuaja, e këtë do ta bëj një here tjetër, ndërsa tani kemi hallin e shëndetit të qytetarëve.

Në fakt, unë krenohem me "xhematin" tim Xhafë.

Të gjithë studentë të dalluar e besa edhe profesionist të fushave të ndryshme. Por, a e ke pyetur vetën ndonjëherë se si po ndihet "xhemati juaj", që falë tyre tani je në ulësen e Kryetarit, ndërsa një pjesë dërmuese e tyre, tani as nuk po të flasin. Kjo për faktin se i ke anashkaluar e neglizhuar në masën më të madhe.

Prandaj, unë mund të krenohem me "xhematin" tim. Ndërsa ty, më duket që nuk të ka ngelur më pas vetes as "xhematë" e as "ushtarë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat