Gashi: Shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19

Aktuale

Gashi: Shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19

Nga: E.R Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:36
Statusi i Rasteve

Drejtori i Shëndetësisë në komunën e Prishtinës Bujar Gashi, ka thënë se është shqetësuese rritja e rasteve me Covid-19.

Drejtori i Shëndetësisë shkruar duke thënë se nga data 20 mars janë shënuar gjithsej 1 mijë e 963 raste.

Ai tha se janë shëruar 723 raste, por se akoma kanë mbetur edhe 1 mijë 219 raste aktive, dhe deri më tani janë shënuar 22 raste me fatalitet, transmeton ''Bota sot''.

Postimi i plotë në Facebook

Alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me #covid19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë.

Bazuar në të dhënat e marra nga IKShP dhe raportin e konsoliduar nga Shtabi Emergjent në Prishtinë del se momentalisht, që nga data 20 Mars deri sot kemi 1963 raste me #covid19 prej të cilave 1209 raste janë ende aktive. Kemi 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet.

Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë.

Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm.

Sepse vetëm #bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë!

Vazhdoni t'i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë!

#prishtina ?

#shpiPRkrejt ?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat