Deputetja e PDK-së kujton vendimin e GJND-së: Betejat e radhës duhet të jenë anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB

Aktuale

Deputetja e PDK-së kujton vendimin e GJND-së: Betejat e radhës duhet të jenë anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB

Nga: M.H Më: 22 korrik 2020 Në ora: 16:37
Ariana Muslio-Shoshi

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ariana Muslio-Shoshi, përmes një shkrimi në facebok ka kujtuar vendimin e GJND-së.

Muslio-Shoshi shprehët që populli i Kosovës ka të drejtën e vet të zhvillohet I lirë dhe I pavaruar dhe atë atë të njohjes së subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit më të ri në botë, transmeton “Bota sot”.

Në fund, deputetja thotë që Kosovën e presin edhe shumë sfida të tjera, për të cilat duhet kontribut i madh nga të gjitha institucionet e Kosovës.

Postimi i plotë

Brenda dy dekadave, Kosova e fitoi lirinë në vitin 1999, e shpalli Pavarësinë në vitin 2008, kurse në vitin 2010 me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e fitoi betejën tjetër të radhës, atë të njohjes së subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit më të ri në botë.

Populli i Kosovës e ka të drejtën e vet të jetojë dhe të zhvillohet i lirë dhe i pavarur, për këtë arsye me të drejtë GjND tha se Deklarata e Pavarësisë e 17 shkurtit të vitit 2008 nuk e shkel të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare e gjithashtu kjo e drejtë nuk përmban ndonjë ndalesë të zbatueshme ndaj deklaratës së pavarësisë.

Por, Kosovën e presin edhe shumë sfida të tjera, për të cilat duhet kontribut i madh nga të gjitha institucionet e Kosovës. Betejat e radhës duhet të jenë anëtarësimi në BE, NATO dhe OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat