Mustafa: Shaban Manaj ishte personalitet i veçantë i udhëhequr nga idealet e Presidentit Historik Ibrahim Rugova

Aktuale

Mustafa: Shaban Manaj ishte personalitet i veçantë i udhëhequr nga idealet e Presidentit Historik Ibrahim Rugova

Më: 23 korrik 2020 Në ora: 10:27
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në 20 vjetorin e vrasjes përkujton veprimtarin e LDK-së, Shaban Manaj.

Ai tha se Manaj ishte personalitet i veçantë i udhëhequr nga idealet e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, atdhetar, intelektual i mirëfilltë dhe veprimtar, i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut.

“Sot, bëhen 20 vite nga vrasja tinëzare me motive politike, e veprimtarit dhe avokatit të shquar, Shaban Manaj. Shaban Manaj ishte personalitet i veçantë i udhëhequr nga idealet e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova, atdhetar, intelektual i mirëfilltë dhe veprimtar, i përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut. Me plotë meritë u dekorua “Hero i Kosovës”, për kontributin e tij të dhënë për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë, në periudhat më të vështira”.

Siç thuhet në njoftim, populli i Kosovës dhe LDK-ja do t’i përkujtojnë dhe nderojnë Shaban Manajn dhe të gjithë intelektualët dhe veprimtarët që punuan dhe dhanë jetën për lirinë, pavarësinë dhe demokracinë në Kosovë.

“Shumë nga këta veprimtarë u vranë nga dora tinëzare gjatë luftës dhe pas luftës, prandaj Lidhja Demokratike kërkon që institucionet përgjegjëse të drejtësisë të zbardhin vrasjet e tyre dhe që kryerësit dhe nxitësit e vrasjeve të përgjigjen para ligjit, për vrasjen e shumë personaliteteve të shquara pas çlirimit në rrethana ende misterioze për popullin e Kosovës. Lavdi jetës dhe veprës së Shaban Manajt, përherë mirënjohës për sakrificën e tij”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat