Pas lajmit se Gani Geci mund të vritet, kjo është thirrja e familjes Geci për ministrin Agim Veliu dhe ndërkombëtarët

Aktuale

Pas lajmit se Gani Geci mund të vritet, kjo është thirrja e familjes Geci për ministrin Agim Veliu dhe ndërkombëtarët

Nga: N.Sh Më: 23 korrik 2020 Në ora: 14:43
Vëllezërit Geci

Familja Geci nga Llausha, edhe 21 vjet pas lufte nuk po gjenë qetësi.

Pas shumë atentateve dhe tentim vrasjeve që iu kanë bërë kësaj familje që nga koha e luftës e deri më sot, shtatë vëllezërit Geci akoma vazhdojnë të jenë të kërcënuar e të alarmuar se mund të vriten.

Nga Brukseli mbrëmë familjes Geci, konkretisht Ganiut i ka ardhë një telefonat se jeta e tij është në rrezik.

Pas këtij lajmi, familja Geci është mobilizuar dhe po kërkon nga ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Agim Veliu, nga Prokurori i Shtetit dhe nga Policia e Kosovës që mos të lejojnë të ndodhë kjo ngjarje, por të parandalojnë.

Nebih Geci në emër të familjes Geci ka kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin përgjegjësin e tyre dhe të jenë vigjilent për parandalimin e akteve çnjerëzore siç i quan ai.

Ata iu kanë bë thirrje edhe organeve ndërkombëtare që të kujdesen për jetën e Ganiut.

Postimi i plotë:

Te nderuar qytetar te Kosoves, bashkesia nderkombetare ka ngritur shqetesimin e tyre qe vrasjet ne Kosove mund te ndodhin, dhe njeri nder ta eshte vellau yne Gani Geci.

Lus ministrin e brendeshem, prokurorin e shtetit, policin  e Kosoves qe te kujdesen dhe te mos lejojne qe kjo ngjarje te ndodhe, dhe te marin pergjegjesin e tyre si institutcion me pergjegjesi per secilin qytetar te vendit dhe te jene vigjilent per parandalimin e ketyre akteve çnjerezore.

Ne si familje ju bejme thirrje organeve kompetente vendore dhe atyre nderkombetare qe te kujdesen per jeten e vellaut  tone Gani Geci.

Te nderuar qytetar te Kosoves, bashkesia nderkombetare ka ngritur shqetesimin e tyre qe vrasjet ne Kosove mund te...

Posted by Nebih Geci on E enjte, 23 korrik 2020
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat