Gecaj për fotografinë ku bën pjesë Osmani: Edhe distanca është rregulla kryesore e këtyre ditëve

Aktuale

Gecaj për fotografinë ku bën pjesë Osmani: Edhe distanca është rregulla kryesore e këtyre ditëve

Nga: A.SH Më: 23 korrik 2020 Në ora: 15:28
Foto nga inagurimi i “Këndi i kurajos” në Kuvend

Sot në Kuvendin e Kosovës është inauguruar “Këndi i kurajos”.

“Këndi i kurajos”, kështu është emërtuar këndi ku janë vendosur punimet e grave punëtore, të cilët sot e më shumë se 20 vjet po kërkojnë drejtësi.

E me këtë rast, Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka premtuar që do të jenë zë i fuqishëm i 20 mijë viktimave të torturës nga agresori serb.

Mirëpo këtë e ka komentuar Barjam Gecaj, duke thënë se edhe distance sociale është rregull kryesore për të shmangur covid-19.

“Rregullat i zbatojmë kudo që ndodhemi ... e njëra nga rregullat kryesore e këtyre ditëve është distanca sociale ... nuk mund të veçojmë e të zgjedhim (pick and choose) cilën rregull e zbatojmë e cilën jo ...!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat