“Për interes të vendit e rrëzuam Albin Kurtin”: Ish-zëvendëskryeministri Abazi i përgjigjet Hotit – ka edhe një pyetje publike për shefin e qeverisë

Aktuale

“Për interes të vendit e rrëzuam Albin Kurtin”: Ish-zëvendëskryeministri Abazi i përgjigjet Hotit – ka edhe një pyetje publike për shefin e qeverisë

Nga: N. H Më: 24 korrik 2020 Në ora: 20:42
Avdullah Hoti dhe Haki Abazi

Ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi i ka reaguar kryeministrit Avdullah Hoti, pasi ky i fundit deklaroi në seancën e Kuvendit të Kosovës se e kanë rrëzuar “Qeverinë Kurti” për interes të vendit.

Në një kundërpërgjigje, Abazi i thotë Hotit se për interes të vendit e bënë Listën Serbe dhe Rakiç partnere të qeverisë.

Tutje, ai pyet Hotin, se për interes të cilit vend saktësisht e bënë këtë gjë.

Ja shkrimi i tij:

E tha që për interes të vendit e rrëzuan qeverinë me LVV dhe e bënë me partner tjetër, dmth me Listën Serbe dhe Rakić.

Pyetja është për interes të cilit vend skatësisht e bënë këtë gjë? Kosova e as qytetarët e ketij vendi nuk e kanë për interes të qeverisen nga qeveri që varet ?% nga Lista Srpska. Nga ? % shtet në ? % e varur nga Vućic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat