Rugova: Situata është tejet serioze, dhe po rrezikohet shëndeti publik

Aktuale

Rugova: Situata është tejet serioze, dhe po rrezikohet shëndeti publik

Nga: B.F Më: 25 korrik 2020 Në ora: 17:56
Naser Rugova

 Anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, Naser Rugova përmes një postimi të tij në facebook ka shkruar se shumë jetë po humbim dhe shumë të tjera rrezikohen seriozisht.

Ai ka thënë se duhet ta marrim shumë seriozisht këtë situatë,  të vetdijësohemi e ti respektojmë masat e IKSHP, ose gjendja e jashtëzakonshme ska alternativë,transmeton"Bota sot".

Sipas tij shtatori po afrohet,dhe po rrezikohet seriozisht fillimi i vitit të ri akademik, që për disa drejtime e sidomos në arsimin universitar ku duhet puna praktike, humbjet janë tejet të mëdha!

Postimi i plotë:

Shumë jetë po humbim dhe shumë të tjera rrezikohen seriozisht!

Tre mjek i humbëm, qindra punonjës shëndetësor të infektuar, po rrezikohet sistemi shëndetësor!

Humbje në të gjitha fushat e ekonomisë!

Shtatori po afrohet, rrezikohet seriozisht fillimi i vitit të ri akademik, që për disa drejtime e sidomos në arsimin universitar ku duhet puna praktike, humbjet janë tejet të mëdha!

Shkurt e shqip situata është tejet serioze! Po rrezikohet shëndeti publik!

Ne duhet ta marrim shumë seriozisht këtë situatë, o të vetdijësohemi e ti respektojmë masat e IKSHP, o gjendja e jashtëzakonshme ska alternativë!

Virusi nuk po falë, po vret!

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat