Haradinaj pas takimit me shqiptarët e Malit të Zi: Uniteti është obligim kombëtar

Aktuale

Haradinaj pas takimit me shqiptarët e Malit të Zi: Uniteti është obligim kombëtar

Nga: A.SH Më: 25 korrik 2020 Në ora: 20:18
Foto nga takimi

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka përfunduar vizitën me shqiptarët e Malit të Zi në Tuz.

Ajo përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se, “fitorja historike këtu, zgjoi ndërgjegjën kombëtare, dhe na rikujtoi që bashkimi bënë fuqinë. Një fitore e tillë e unitetit është model se si veprohet në udhëkryqe politike të kohërave vendimtare”.

Postimi në Facebook:

E përmbylla vizitën time me shqiptarët e Malit të Zi në Tuz.

Fitorja historike këtu, zgjoi ndërgjegjën kombëtare, dhe na rikujtoi që bashkimi bënë fuqinë. Një fitore e tillë e unitetit është model se si veprohet në udhëkryqe politike të kohërave vendimtare.

Falënderova Kryetarin e Komunës, Nik Gjeloshaj dhe koalicionin gjithëpërfshirës, për mikpritjen dhe bujarinë. U pajtuam njëzëri që uniteti është obligim kombëtar, dhe që faktori politik shqiptar në rajon arrihet vetëm me bashkëpunim të ndërsjellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat